Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje ku dhe kanë përpiluar një letër të cilën ia kanë drejtuar institucioneve qeveritare qendrore, përfshi kryministrin Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, ministers së Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ministrit të Financave Hekuran Murati.
Ata kanë thënë se në Pallatin e Drejtësisë kanë probleme me klimatizimin dhe higjienën, shkruan lajmi.net.
Sipas tyre ngritja e temeperaturave ka bërë që të u pamundësohet puna brenda këtij institucioni dhe se kanë vendosur që ta ndalin punen deri sa tu krijohen kushtet ose deri sa të bien temperaturave.