Juan Brandariz ishte pjesë e skuadrës së Barcelonës në humbjen 2:1 në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit ndaj Levantes, edhe pse kishte një pezullim pas pesë kartonëve të verdhë te Barcelona B në Segunda Division.
Gjatë ditës së enjte raportet e medieve në Spanjë bënin të ditur se presidenti i Levantes, Quico Catalan, kishte vendosur të paraqiste një ankesë pranë federatës, për përfshirjen në skuadër të Brandariz për ndeshjen e parë.
Në rast të ekzistimit të konstatimit të shkeljes së ndonjë rregulle, Barcelona rrezikonte diskualifikimin nga Kupa e Mbretit.
Por kjo gjë sipas trajnerit Ernesto Valverde, nuk do të ndodh.
“Ne nuk kemi asnjë dyshim për Brandariz”, u ka thënë Valverde gazetarëve të enjten pas ndeshjes, përcjell prishtinapress.eu
“Ne besojmë se nesër do të jemi në short. Jemi të sigurt që kemi vepruar mirë”.
“Ne e dinim plotësisht se Brandariz ishte i sanksionuar, ai nuk mund të përdoret kundër Eibar në La Liga”.
“Jemi të bindur në atë që kemi bëri, kemi vepruar në mënyrë absolutisht të saktë”.