Real Madridi ka pësuar humbje shokuese 2-3 të shtunën 2-3 nga Villarreali në Santiago Bernabeu.
Por humbja e Los Blancos u la në rend të dytë pas asaj që ndodhi pas ndeshjes, kur mesfushori uruguaian Federico Valverde grushtoi futbollistin e Villarrealit, Alex Baena.
Mediat spanjolle kanë raportuar se e gjithë ngjarja ndodhi pasi ylli i Villarrealit i kishte thënë në Kupën e Mbretit kur u përballën dy skuadrat disa fjalë të rënda mesfushorit madrilen.
Tani ka ardhur reagimi i 24-vjeçarit i cili është prononcuar shkurtimisht për ngjarjen e ndodhur.
Valverde ka thënë se nuk dëshiron të flasë shumë, por i vije keq për gjithën që ndodhi.“Jo, nuk dua të flas për këtë ngjarje. Më vjen keq për çfarë ndodhi. Kërkoj falje”, ka thënë Valverde shkurtimisht.
Baena e ka denoncuar rastin në policinë spanjolle, derisa mbetet të shihet se çfarë dënimi do të marrë mesfushori i Real Madridit.