1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Valverde nuk pendohet që e la Messin jashtë skuadrës, edhe pse që e humbi ndeshjen

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka insistuar se ai nuk është penduar aspak për vendimin për ta lënë Messin jashtë skuadrës, përkundër që pësoi disfatë me rezultat 2-0 në ndeshjen ndaj Sevillës.

Valverde kishte vendosur t’i japë pushim Messit për ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit. Kjo ndeshje u zhvillua dje në stadiumin e Sevillës, Ramon Sanchez Pizjuan, dhe vendasit siguruan fitore përmes golave të Pablo Sarabias dhe Wissan Ben Yedder, transmeton prishtinapress.eu

Pasi përfundoi ndeshja, Valverde nuk u pendua aspak që e la yllin argjentinas jashtë skuadrës, duke pretenduar se ky ishte vendimi i duhur.

“Nuk pendohem për vendimin tim. Bëra gjënë e duhur”, tha Valverde gjatë konferencës për shtyp pas përfundimit të ndeshjes.

Lideri i La Ligës do të duhet të fitojë ndeshjen kthyese në Camp Nou, më 30 janar, me më shumë se dy gola diferencë për ta siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Kur u pyet nëse do të luante me një skuadër më të fortë për ndeshjen kthyese, Valverde tha se ai nuk është i sigurt, pasi që Barcelona do të udhëtojë për në Girona të dielën, para se të luajnë kundër Sevillës vetëm tri ditë më vonë.

“Ne duhet të presim. Sot, unë i bëra disa ndryshime. Mendova se kjo ishte gjëja më e mirë për skuadrën dhe kur bën shumë ndryshime, ti e di se je duke rrezikuar”, shtoi ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img