Barcelona barazoi 4:4 me Villarealin mbrëmë, ndërsa Leo Messi e filloi ndeshjen nga stoli.
Ernesto Valverde ka zbuluar se përse vendosi që ta lë argjentinasin në stol.
“Sigurisht që ne varemi nga Messi. Ai është shumë i rëndësishëm për ne”, deklaroi ai.
“Gjithsesi ne arritëm të shënonim dy gola në fillim pa të në fushë. “Ishte një ndeshje e çmendur. U duk sikur do të fitonim lehtë, por më pas gjithçka u komplikua.
“Ne nuk arritëm të bënim presingun e duhur dhe ata përfituan nga kundërsulmet.”, ka shtuar më tej Valverde.