Ernesto Valverde ka thënë se barazimi 1 me 1 i Barcelonës ndaj Interit, i kishte të gjitha.
“Ne duhet ta sigurojmë vendin e parë në dy ndeshjet e ardhshme”, ka thënë fillimisht trajneri spanjoll, përcjell “lajmi.net”.
“Ky ishte objektivi jonë i parë, por ne po shkojmë në shtëpi të lumtur. Malcom kishte një ndeshje të mirë dhe ne jemi të lumtur për të.
“Ne kemi lexuar gjithçka mirë në lojën e tyre dhe gjërat shkuan mirë. Ne jemi skuadër që luajmë afër dhe nuk lëmë hapësira. Ne luajtëm mirë në një ndeshje që kishte gjithçka”, ka shtuar më tej Valverde.