Site icon PrishtinaPress

Valon Tolaj jep dorëheqje nga pozita e Drejtorit Menaxhues të AKP-së

Valon Tolaj ka dhënë dorëheqje nga nga pozita e Drejtorit Menaxhues të AKP-së.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Tolaj përmes një shkrimi në Facebook.

“Drejtimi që po merr procesi i transformimit të pronës shoqërore, dhe koha e mbetur e mandatit tim, më kanë bërë të vleresoj që kontributi im i mëtutjeshëm në AKP është panevojshem edhe me tutje”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Miq e kolegë,

Sot, zyrtarisht kam njoftuar Bordin e Drejtoreve me vendimin per doreheqje nga pozita e Drejtorit Menaxhues te AKP-se.

Falenderoj koleget, pa perjashtim, per bashkepunim per 3 vite me radhe. Ish anetareve te Bordit te Drejtoreve u jam morenjohes per mbeshtetjen, e poashtu Bordin e Drejtoreve aktual per qasjen e korrektesine e tyre.

Drejtimi qe po merr procesi i transformimit te prones shoqerore, dhe koha e mbetur e mandatit tim,  me kane bere te vleresoj qe kontributi im i metutjeshem ne AKP eshte panevojshem edhe me tutje.

VT

Exit mobile version