9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Valon Syla pyet Pal Lekajn: Kompania e tiketës ‘5 euro’ a ishte e afërm me AAK’në apo me VV’në?

Gazetari Valon Syla në emisionin Pressing të T7, ka pyetur ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekajn, për kompaninë private që do të ngjiste tiketat në vlerë prej 5 eurove sa herë që të regjistroheshin veturat në Kosovë. 

Syla pyeti Lekajn se kjo kompani a ishte e afërt me AAK’në apo me Vetëvendosjen.

Lekaj tha se nuk i njeh ata persona (kompaninë). Sipas tij, ai që e ka nënshkruar kontratën (Hysen Durimishi), i njeh shumë mirë. 

Lekaj nuk hezitoi të thotë se kjo është ‘puro hajni’. Tutje, Lekaj kërkoi nga kryeministri Kurti të shkarkojë ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun, dhe zëvendësin e tij, Hysen Durmishin.

“Unë nuk i njoh ata persona, ai që e ka nënshkruar i njeh shumë mirë. Kjo është puro hajni. Kurrë nuk më ka shkuar në mendje të krijoj një monopol të ri”, është shprehur Pal Lekaj. 

“Është absurditet që këtë përgjegjësi ta merr zëvendësministri derisa me rregullore nuk ka të drejtë”, ka thënë Pal Lekaj. 

“Kurti urgjentisht duhet ta largojë ministrin dhe zëvendësin e tij”, thotë Lekaj. 

“Ishte përpjekje për ta vjedhur buxhetin e shtetit, 100%”, shtoi Lekaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img