Site icon PrishtinaPress

Valon Syla nuk përmbahet nga të qeshurat duke dëgjuar Sallahun për vajin dhe tepsinë

Analisti dhe gazetari Valon Syla nuk është përmbajtur nga të qeshurat kur ka dëgjuar zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahun për deklaratën e tij për vajin dhe tepsinë.

Në emisionin ‘Pressing’ në T7, në momentin kur po transmetohej deklarata e Sallahut, Syla vazhdoi të qeshte, ndërsa nuk dha asnjë koment pas saj.

Sallahu, dje në një debat televiziv duke dashur ta shpjegojë sukseset e ministrisë ku përket, përmendi shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi si tregues performance.

Kjo deklaratë e tij mori reagime e tallje të shumta.

Exit mobile version