1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Valon Syla liston ‘skandalet’ e Kurtit: Ni Radojçiq ia ka blloku zgjedhjet

Analisti Valon Syla vlerëson se Qeveria Kurti ka prodhurar shumë skandale. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti po pëson disfatë dhe nuk po mundet me “gjetë vetën”.

Gjatë diskutimit në emisionin “Pressing” në T7, Syla listoi disa çështje që sipas tij janë skandale të Qeverisë Kurti.

Ai tha se pasi pushuan debatet politike në vend, Qeveria e nisi me Klan Kosovën për licensën, “por iu ra”, u shpreh ai.

“Kanë prodhu qaq shumë skandale. Si p.sh., me Faruk Mujkën”, tha ai.

“Ja nis me ARBK-në, tani del afera Mimoza-Srpska, me ja ngul veteranëve…Tani del vaji e mielli me Ridvanin….Tani rasti me drogën në Shqipëri, tani është puna me librat dhe sot është tatimi që ja bllokoi Gjykata…Albin Kurti po pëson disfatë, kerkun nuk po mundet me gjetë vetën…Rroket me të huajt, i han sanksionet. Kapet me Veriun e kthejnë mbrapsht, kurrë ma pak fuqi sesa tash nuk ka pas në Veri”, u shpreh Syla.

Ai tha se një njeri që ndodhet në listën e zezë të ShBA-së, po ia bllokon zgjedhjet në Veri.

“Një Radojicic ia ka blloku zgjedhjet, një person që është në listë të zezë të amerikanëve”, tha ai.

“Këta xhevapë spo mujnë mi dhanë hajnave të vet, brenda që i kanë”, u shpreh tutje Syla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img