Site icon PrishtinaPress

Valon Syla: Hera e dytë që LDK-ja po ia voton një dëshirë parlamentare Kurtit

Gazetari Valon Syla ka komentuar miratimin e rezolutës për referendumin serb në Kosovë, për të cilën tha se kjo është hera e dytë që ‘LDK-ja po ia voton një dëshirë parlamentare Kurtit, për populizëm e jo për ndonjë interes të veçantë kombëtar’.

Syla përmes një postimi në Facebook tha se Kurti po bëhet kishe e ndaloi referendumin, pot në fakt thotë se ai po e lejon të mbahet me vota me postë.

“E keni trullav krejt Kosovën me rrena tu e pshtjell. Sonte i shikova të gjitha lajmet në TV dhe ishin konfuze, të paqarta. Puna me referendumin serb ma thjeshtë i bjen keshtu… Albin Kurti bëhet kishe e ndaloi referendumin, por po e lejon të mbahet me vota me postë… Në këtë lëmsh, e futi edhe LDK’në dhe Parlamentin e Kosovës me mbështet një kauzë që kanë me shkel vet mas pari.

Ndërsa për LDK. Kjo është hera e dytë që ja votoi një dëshirë paralemntare Kurtit, për popullizëm e jo për ndonjë interes të veçantë kombëtar…”, tha Syla.

Sot në Kuvendin e Kosovës u miratua rezoluta për moslejimin e mbajtjes së referendumit serb në territorin e Kosovës. Nga 77 deputetë të pranishëm në Kuvend, 76 vota kanë qenë për miratimin e kësaj, derisa vetëm një deputet ka abstenuar.

Exit mobile version