4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Valon Syla flet pas sulmit: Jam libertarian me bindje, nuk më nevojitet paqja pa liri

Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, në një deklarim të bërë pas sulmit të mbrëmshëm ka thënë se është në gjendje të mirë.

Ai ka treguar ngjarjen se si ka ndodhur, ndërsa ka thënë se është sulmuar nga tre persona, në dukje islamik fanatik.

“Sulmi me çdo gjasë ka të bëjë me reagimet e mia rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK, që duket se nuk iu ka pëlqyer fare dhe kështu ka nxitur këtë komunitet të militantëve islamik të organizojnë sulm fizik të paramenduar”, ka shkruar Syla në llogarinë e tij në Facebook.

Ai tutje është shprehur se nuk është në dijeni nëse autorët e këtij sulmi janë porositur nga dikush, por ka thënë se kjo ka mjaftuar që të pësojë lëndime të rënda në kokë dhe në dorën e majtë.

Mes tjerash, gazetari ka thënë se me bindje është libertarian dhe se nuk i nevojitet paqja pa liri.

“Unë jam Valon Syla dhe jam libertarian me bindje. Mua dhe kosovarëve si unë nuk ju nevojitet paqja, pa liri. Kosova është e lirë. Fjala është e lirë. Frikësimi i masave, dhuna dhe të gjithë ata që predikojnë kundër lirive dhe veprojnë si përcjellës të kësaj fryme fanatike, nuk janë as për paqe dhe as për liri. Ky është rreziku që po na kanoset të gjithëve si kosovarë. Andaj flisni dhe mbrojeni lirinë. Por mos e harroni as sensin e humorit”, ka deklaruar tutje Syla.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img