Valon Syla, gazetar, ka folur për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se “Kurti ka shkaktuar viktima duke e kundërshtuar Asociacionint”, madje ka shtuar se “Kurti e ka djegur parlamentin”.
Ai thotë se Asociacioni është si rrjedhojë e Planit të Ahtisarit dhe projektit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
‘”Asociacioni derivon nga Plani i Ahtisarit dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës, dhe komplet plani i pavarësisë së Kosovës. Politikanët që kanë luajtur me populizëm do ta paguajnë në të ardhmen”, ka thënë ai.
”Albini ka kriju edhe viktima për mos me implementu, u kallë edhe Parlamenti edhe ajo i mbeti elektorati”, ka deklaruar Syla.