Valon Berisha ka zhvilluar ndeshjen e parë të plotë që nga lëndimi i tij që e la jashtë fushave për shumë kohë.
Mesfushori i Lazios ka folur pas ndeshjes duke e pranuar që nuk është në formën më të mirë.
“Kjo është ndeshja ime e parë që luaj 90 minuta që nga koha kur isha pjesë e Red Bullit”, ka thënë Berisha.
“Nuk jam ende në formë. Fiziku im ka ende nevojë të përmirësohet”, ka shtuar mesfushori.
Kujtojmë se Valon Berisha është autor i golit të parë për Kosovën në një ndeshje zyrtare.