1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Valon Behrami: Brazili? Shpresojmë që Neymari të ketë një ditë të keqe

Reprezentuesi i Zvicrës, Valon Behrami, u shpreh pozitiv në konferencën për shtyp para ndeshjes që zhvillohet të dielën ndaj Brazilit.

Behrami mes tjerash ka thënë se ekipi i Zvicrës ka nevojë edhe për fat, por ai personalisht tha se nuk po mendon ende për Brazilin.

“Mendoj se të dielën pesë minuta para ndeshjes do të mendoj për Brazilin. Në kampionatet tjera mendoja për ndeshjen hapëse dy javë më parë, duke e ndjerë presionin e madh. Humbisja shumë energji. Por, ka 18 vjet që jam një profesionsit. Këtu në Rusi është secili moment i rëndësishëm, e për mua është ndoshta gara e madhe e fundit në karrierë”, potencoi Behrami, transmeton telegrafi.

I pyetur se si do të ndalet Neymari, ai thotë se sulmuesi është në top tre të sulmuesve më të mirë në botë.

“Neymari është në top tre lojtarët më të mirë në botë. Ne vetëm mund të shpresojmë që ai të ketë një ditë të keqe. Në duel një me një Neymari është i pandalshëm, ne duhet që së bashku si ekip ta bëjmë këtë. Por, në fakt, nuk ka ndonjë mënyrë për ta ndalur atë”, përfundoi mitrovicasi.

Brazili luan ndaj Zvicrës të dielën në ora 20:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img