Aty po marrin pjesë shumë gra nga vende të ndryshme të botës si nga Meksika, Gjeorgjia, Suedia, SHBA, Anglia, Kosova e të tjera. Ambasadore e kësaj fushate është ish sekretarja e shtetit amerikan Medeline Albright.
Pas fotografive të postuara nga takimi me gra të ndryshme si Medeline Albright e Vlora Çitakun, vëmendje në Instagramin e Kusarit ka tërhequr një video në të cilën Mimoza duket së është duke vallëzuar dhe mjaft në disponim para se të fillojë të mbaj fjalimin në këtë kampanjë.
E veshur në një fustan të kuq kombinuar me një palë këpucë krem Mimoza Kusari Lila duket shumë bukur.