Site icon PrishtinaPress

Valë e të nxehtit gjatë javës së ardhshme, kaq do të shkojnë temperaturat

Mot kryesisht me kthjellime, por me pak vranësira lokale që mund të zhvillohen orëve të pasdites, pritet të mbajë sot në vend, sipas “Mendimi për motin”.

Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 31C e 33C.

Mot kryesisht me kthjellime e diell parashihet ditën e diel dhe ditëve të para të javës vijuese.  Temperaturat shënojnë rritje prej 32C të dielen deri në 35C e 36C ditën e mërkurë. Orëve të pasdites të ditës së mërkurë, shfaqen mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu dhe bubullima.

Ndërkohë, javën e ardshme vendin do ta përfshijë një valë e të nxehtit, ku temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë.

“Në pjesën e dytë të javës, megjithë këtë valë të nxehtit, kushtet atmosferike nuk duken gjithaq stabile.  Do të ketë më shumë intervale me diell, por nga dita e mërkruë shfaqen sinjale për të reshura, që mund të paraqiten në formë rrebeshesh shiu me bubullima, kryesisht përreth viseve malore apo edhe në rajon, e më pas të depërtojnë në vend.  Pas datës 19, për momentin, mund të mbajë mot stabil, kryesisht me diell, e temperaturat të mbesin ende të larta deri në 33C e 35C”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version