Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka treguar se ekzistojnë dy mënyra se si komunat të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.
Ajo tha se njëra mënyrë është që 50 për qind e votuesve të komunës përkatëse të nënshkruajnë peticion ku kërkohet shkarkimi i kryetarit të asaj komune.
E dyta mënyrë e cila është më e thjeshtë, është që kryetarët të japin dorëheqje vullnetarisht.
“S’di a ka ndodhur ndonjëherë, në ligjin për vetëqeverisje lokale parashihet mundësia që 20% të votuesve që janë në listë votuese nëpërmjet peticionit të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit, faktikisht 50% të gjithë votuesve. Mënyra tjetër është të japin dorëheqje”, tha ajo./dukagjini/