Site icon PrishtinaPress

Valbon Krasniqi: Varianti i ri britanik po përhapet shpejt

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka deklaruar se përkundër se gjatë kësaj jave ka pasur një rënie të lehtë të shifrave të të infektuarve me Covid-19, klinikat e QKUK-së dhe repartet e spitaleve ku po trajtohen pacientët me virusin korona, vazhdojnë të jenë të stërmbushura.

Krasniqi ka deklaruar se edhe më tutje po vazhdon trajtimi i pacientëve të infektuar në pesë klinikat e QKUK-së dhe në shtatë Spitalet Regjionale të Kosovës. Sipas tij, varianti i ri britanik ka treguar se është më shpejt i përhapur por që numri i pacientëve që janë të shtrirë nuk dallon shumë nga viti i kaluar kur ky variant nuk ka qenë i pranishëm në vendit tonë.

Exit mobile version