Site icon PrishtinaPress

Vala e re e infektimeve, MSh jep tri arsye pse është i rëndësishëm reduktimi i kontakteve

Ministria e Shëndetësisë ka dalë me disa rekomandime për të frenuar valën e re të infektimeve.

MSh përmes një njoftimi për media ka thënë se kufizimet e kontaktit janë përsëri të nevojshme.

“Për të frenuar valën e re të infektimeve, kufizimet e kontaktit janë përsëri të nevojshme. Sepse, ata që kanë më pak kontakte ulin ndjeshëm rrezikun e infektimit për vetën dhe të tjerët”, thuhet në njoftim.

MSh ka renditur tri arsye përse reduktimi i kontakteve është i rëndësishëm:

-Incidenca e lartë: Një numër i madh njerëzish janë aktualisht të infektuar me virusin COVID-19. Kjo gjithashtu rrit rrezikun e infektimit dhe kontraktimit të COVID-19.

-Njerëzit që janë vaksinuar dhe ata që janë shëruar gjithashtu mund të infektohen: Vaksinimi mbron shumë mirë, por jo 100%. Përveç kësaj, mbrojtja bie me kalimin e kohës.

-Shkarkimi i kapaciteteve spitalore: Ata që kanë më pak kontakte ulin ndjeshëm rrezikun e infektimit për veten dhe të tjerët. Kjo do t’ju ndihmojë të frenoni pandeminë e COVID-19. 

Exit mobile version