Edhe kur bota të zhvillojë vaksinën kundër koronavirusit, njerëzit ka të ngjarë të kenë nevojë për dy doza, jo vetëm një dhe kjo mund të shkaktojë probleme, raporton CNN.
Një nga problemet është shpërndarja e vaksinës dhe furnizimi i vendeve. Shqetësime të tjera të mundshme kanë të bëjnë me bindjen e njerëzve. Bindja e njerëzve që të shkojnë për të bërë vaksinën jo një herë, por dy herë, mund të jetë e frikshme për ta, shkruan abcnews.al
“Nuk ka dyshim se ky do të jetë programi më i ndërlikuar, më i madh i vaksinimit në historinë njerëzore, dhe do të ketë një tjetër nivel përpjekjeje, sofistikimi, që ne kurrë nuk e kemi provuar më parë,” tha Kelly Moore , mjeke në Universitetin Vanderbilt.
Dy nga kompanitë që po zhvillojnë vaksina kundër Covid-19, Moderna dhe Pfizer, tani janë në Fazën 3 të provave klinike. 30,000 vullnetarë po marrin dy doza nga Moderna në një distancë kohore prej 28 ditësh dhe Pfizer me 21 ditë.
AstraZeneca pritet të fillojë provat e Fazës 3 këtë muaj. Novavax ende nuk ka filluar provat e Fazës 3 por ka përdorur dy doza në provat e tyre të mëparshme, shkruan abcnews.al
Në provat e ardhshme të fazës 3 të Johnson & Johnson, disa pjesëmarrës do të marrin një dozë dhe të tjerët do të marrin dy doza.Nuk është për t’u habitur që njerëzit të kenë nevojë të vaksinohen 2 herë, pasi shumë vaksina të Hepatitit A dhe vaksina Herpes – kërkojnë dy doza.
Disa kërkojnë edhe më shumë – fëmijët marrin pesë doza të vaksinës DTaP, e cila i mbron ata nga difteria, tetanozi dhe pertusis.
Do të jetë shumë e vështirë të bindësh amerikanët të vaksinohen vetëm një herë, imagjinoni 2 herë. Sipas sondazhit të CNN këtë muaj, 40% e amerikanëve deklaruan se nuk do të vaksinohen edhe nëse është falas.
Pavarësisht se ka persona që duan të vaksinohen, të sigurosh 660 milion doza për 330 milion amerikanë dhe t’i bindësh të vaksinohen 2 herë duket si mision i pamundur.