Site icon PrishtinaPress

Vaksinimi i pjesëtarëve të komuniteteve mbetet sfidë

Në Kosovë po vazhdon procesi i rregullt i vaksinimit të vajzave të klasave të gjashta me vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës.

Vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës është vaksina më re, e cila u bë pjesë e kalendarit të rregullt të vaksinimit në Kosovë, pjesë e të cilit janë edhe 12 vaksina të tjera që parandalojnë sëmundje vdekjeprurëse.

Por ka ende persona që nuk e kanë marrë të paktën një nga këto vaksina të rregullta.

Tahir Alija nga komuniteti rom është një nga prindërit që thotë së disa nga fëmijët të tyre nuk janë të vaksinuar me vaksinat e rregullta sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit në Kosovë.

Rrahman Stollaku nga Qendra për Edukim dhe Imunizim të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian thotë se gjendja në vitet e fundit ka filluar të përmirësohet.

Kjo falë angazhimit të tyre dhe institucional në vetëdijesimin për rëndësinë e vaksinimit të rregullt.

“Pas pandemisë numri i te imunizuarve ka shënuar rritje. Prindërit hezitonin me i vaksinua fëmijët pasi thoshin qe me vaksinim, fëmijët mbesin fertil. Por ne kemi punuar ne këtë drejtim dhe vazhdimisht punojmë ne bazë të projekteve nga organizatat ndërkombëtare dhe flasim në këtë drejtim” , ka thënë Stollaku.

Sipas planit të veprimit të vaksinimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, përqindja e mbulueshmërisë me vaksinim, sipas kalendarit të rregullt, parashihet nga 88% sa ishte në vitin 2022, në 95% në vitin 2025. /RTKlive

Exit mobile version