1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Vaksina kundër kancerit të mitrës tani ofrohet edhe për vajzat 13 deri 21 vjeçare

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se me rekomandim të Komitetit Profesional Këshillues për Vaksinim, dhe me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, tash e tutje, ofrohet vaksinimi kundër Human Papilloma Virusit (HPV) edhe për vajzat nga mosha 13-21 vjeçe.

Në njoftim bëhet e ditur se nër këtë grup-moshë, vaksinimi kundër HPV bëhet në baza vullnetare.

“Vaksinimi bëhet në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse dhe në IKSHPK”.

“Ndërkohë, pas fazës së parë të suksesshme të vaksinimit kundër HPV, për vajzat e klasave të gjashta (12 vjeçe), sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, tani ka filluar faza e dytë, gjatë të cilës, deri më 31 dhjetor 2024, vaksinën kundër HPV mund ta marrin edhe vajzat të cilat për arsye të ndryshme, nuk janë vaksinuar gjatë fazës së parë”, thuhet tutje në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img