Advertisement
Është gjyshi i Arsës, Avni Dehari, që përmjes një postimi në facebook, ka treguar për dhuratën që i ka bërë për ditëlindje Kurti mbesës së tij.
“Albin, faleminderit shumë për tortën për ditëlindjen e Arsës.
Të fala të përzemërta
Arsa, Arta , Xhemilja dhe Avniu”, ka shkruar Dehari, duke postuar një foto familjare.
Arsa kishte lindur gjashtë muaj pasi babai i saj Astrit Dehari vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku po mbahej si i dyshuar lidhur me rastin e sulmit që kishte ndodhur ndaj Kuvendit te Kosovës.
Fillimisht vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje, por më vonë pas ekspertizës së ekspertëve nga Zvicra u hodhën dyshime se ai mund të jetë vrarë. /Telegrafi/
PostAdss