1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vajzat U16 të Kosovës fitojnë kundër Andorrës

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave nën moshën 16-vjeç ka shënuar fitore kundër Andorrës, me rezultat 3:1.

Kjo ishte ndeshja e parë e Dardaneve të reja në “UEFA Development Tournament” që po zhvillohet nën organizim të Federatës Shqiptare të Futbollit, e ku marrin pjesë edhe Moldavia dhe Shqipëria si nikoqire.

Të përzgjedhurat e Albina Rrahmanit që nga fillimi i ndeshjes ishin më të mira dhe nuk lejuan në asnjë moment që fitorja të vihej në dyshim. Rezultatin e zhbllokoi Riga Kallaba, në minutën e 30-të. Epërsinë në 2:0 e shtoi Olsa Maçastena, në minutën e 51-të.

Andorra arriti ta ngushëtoi epërsinë në minutën e 55-të përmes Hulia Domingos, e cila realizoi nga penalltia. Megjithatë, vetëm tre minuta më vonë Riga Kallaba shënoi sërish për ta rikthyer epërsinë prej dy golave, 3:1, që njëherësh ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje.

Takimin e radhës Kosova e zhvillon kundër Shqipërisë, më 9 mars, në orën 14:30, derisa më 12 mars takohet me Moldavinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img