5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vajza në Ferizaj tentoi vetëvrasjen, dyshohet se u ofendua e sulmua fizikisht nga i dashuri i saj

Të premten në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, një vajzë ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar medikamente për qetësim. Sipas policisë, i dashuri i saj kishte shkuar në banesën e saj duke e ofenduar e sulmuar fizikisht. Më pas i njëjti ishte larguar në drejtim të panjohur.

Kanun Veseli, zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt, konfirmoi arrestimin e të dyshuarit.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Konfirmimi i plotë i Veselit:

Shtytje ne vetëvrasje dhe Kanosje Rr. ,,Enver Topalli’’ – Ferizaj   dt. 09.08.2024 – 17:00 Viktima femër, kosovare ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke konsumuar medikamente (tableta) për qetësim.  Deri te ky incident ka ardhur derisa ajo ishte duke qëndruar në banesën e saj, aty ka shkuar i dashuri i saj – i dyshuari mashkull,kosovar, i cili duke e ofenduar verbalisht e ka sulmuar fizikisht dhe është larguar nga banesa në drejtim të panjohur. I dyshuari është arrestuar më pas dhe është shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues , me vendim të prokurorit ndalohet në mbajtje për 48 orë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emeregjente në Ferizaj

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img