7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vajza kosovare, që kishte ngelur në Spanjë shkaku i pandemisë, kthehet sot në Kosovë

Një vajzë kosovare, e cila që nga shpërthimi i pandemisë kishte mbetur në Spanjë, sot do të kthehet në Kosovë.

Lajmin për kthimin e saj e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu.

Ajo kishte mbetur në qytetin spanjoll Malaga, më shumë se dy muaj, që kur kishte shpërthyer pandemia COVID-19.

“Një vajzë e ngujuar në Malaga që nga shpërthimi i pandemisë në Spanjë, sot po kthehet ne Kosovë. Riatdhesimi i saj po ndodhë pas shumë përpjekjeve. I falenderoj të gjitha institucionet dhe njerëzit e involvuar në këtë proces. Vajzes i deshirojmë fluturim të mbarë dhe bashkim sa më të shpejtë me familjen!”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img