Kur prindërit I lënë fëmijët të luajnë në oborret e shtëpisë, frika e parë e tyre është se mos e thyejnë dorën apo këmbën, duke mos i menduar pasojat tjera që mund të ndodhin
Vogëlushja nga Texas, ishte kafshuar nga gjarpri në dorën e saj, duke luajtur në oborr, ndërkaq kur filloi të qante prindërit e saj nuk e dinin se çfarë kishte.
Kur nëna e saj i pa dorën tërësisht të ënjtur, ajo vërtetë u shokua dhe e dërguan menjëherë në emergjencë.
Ata po ashtu përmes një videoje tregojnë rastin e vogëlushes së tyre, duke vetëdijesuar edhe shumë prindër që të kenë kujdes se ku po i lënë vogëlushët të luajnë.