Vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump po qëndron në Shqipëri. Pasi e vizitoi jugun e vendit, ajo ka vizituar edhe Tiranën.
Përmes një postimi në facebook, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” ka treguar për vizitoren speciale.
Në foto duket që zonja Trump është takuar dhe me kryeministrin Edi Rama ndërsa shoqërohej dhe me Richard Grenell i cili në 2019 u emërua nga ish-presidenti Trump si i dërguar i posaçëm për bisedimet e paqes Kosovë-Serbi ndërsa shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Berlin.
“Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe””, thuhet në postimin e Muzeut.
Në fund të vizitës, dhëndri i Donald Trumpit, Jared Kushner la këtë shënim në Librin e Përshtypjeve:
“Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot. Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më!”.
Ndërsa Ivanka Trump u shpreh:
“Faleminderit. Gjithë të mirat për të dy vendet tona Amerika & Shqipëria”.