Ka vdekur ish gazetari dhe ish – kandidati i pavarur për president të Republikës së Kosovës Seremb Gjergji.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij Sama Bajraktari-Gjergji.
“Lamtumirë fytyra ime e bukur e kësaj bote”, ka shkruar ajo në faqen e saj të Facebook.
Në vitin 2016, Gjergji ishte kandidati i pavarur për president të Kosovës dhe u shfaq me një fushatë të quajtur “Serembi për Kosovën”.
I ndjeri ka lënë bashkëshorten Samije Bajraktari- Gjergji dhe dy fëmije, një djalë dhe një vajze.
Ndërkaq vajza e tij ka publikuar fotografi të Gjergjit në spital, pak para se të vdiste.
“T’pushoft shpirti n’paqe baba jem. Gjithmon ke me kon baba ma i mire ne bote”, ka shkruar vajza e tij./Prishtinapress/