4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vajza e ministrit Xhelal Sveçla në mesin e të evakuuarve nga Izraeli në Shqipëri

Vajza e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është evakuuar nga Izraeli në Shqipëri, bashkë me 39 shqiptarë të tjerë. Evakuimi është realizuar pas kërkesës së tyre për t’u larguar nga Izraeli, që ka shpallur të dielën zyrtarisht gjendje lufte, pas sulmeve nga Hamasi.

E bija e Sveçlës dhe një tjetër ishin nga Kosova, teksa nëntë të tjerë nga Maqedonia e Veriut.

Kjo u konfirmua edhe nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë.

“Në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Avivit, ndërkohë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në koordinim edhe me ministritë simotra të vendeve të rajonit për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre”, tha kjo ministri pas mbërritjes së avionit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, mbrëmjen e së dielës.

Më herët, përmes një videoje në rrjetet sociale, ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, tha se po bëhet gjithçka e mundur për t’i larguar nga Izraeli shtetasit shqiptarë.

“Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael, por në emër të Qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë sonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite, po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë. Ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës, si dhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut”, tha ambasadorja Kumbe.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë vuri në dispozicion numrin +972 54 904 2813 për të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Izrael dhe kanë nevojë për informacione për largimin e tyre prej andej.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img