Site icon PrishtinaPress

Vajza e Michael Jackson thyen heshtjen! Deklaratë shokuese për vdekjen e pop ikonës!

Paris Jackson beson se babai i saj, Michael Jackson është vrarë.

18 vjeçja ka thënë intervistën e parë të saj për revistën Rolling Stone ku ka bërë deklarata shokuese për publikun.

Paris ka thënë se vdekja e të atit në vitin 2009 ishte e organizuar!

“Gjithmonë fliste se si i janë vënë pas për ta vrarë. Shumë shpesh thoshte se ‘ata do ta vrasin një ditë’”, ka thënë ajo.

“E di se tingëllon si ndonjë teori konspirative, duket sikur budallallëk, por fansat e vërtetë dhe të gjithë në familje e dimë që ka qenë vrasje e montuar”, ka vazhduar 18 vjecja.

Por vajza e vetme e MJ thotë se beson në drejtësi të cilën shumë shpejt publiku do ta ketë rastin ta shohë dhe ta shijojë.

Exit mobile version