Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, i ka dedikuar një shkrim në “Facebook”, babait të saj në në tre vjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale.
Ajo ka shkruar se se këto tri vite kanë kaluar sikur në ferr.
Vajza e ish-kryeparlamentarit shtoi se ai po mbahet padrejtësisht.
“Kaluan tre vite sikur në ferr e se kisha besuar asnjëherë se parajsa ime do të ishte një dhomë e vogël dhe e zymt e fshehur pas 12 dyersh të hekurta. Aty festuam ditëlindje, suksese, fejsa e martesa. Në po atë dhomë e more lajmin se do të bëhesh gjysh për herë të parë. Altini po bëhet baba! Aty kemi qarë e kemi qeshur, na recitoje poezi e luajtem me karta. Biseduam aq shumë për jetën tënde! Çuditërisht edhe ajo piktura e varur në mur, duket aq e bukur në çdo vizitë që kalojmë bashkë. Ne këto tre vite padrejtësi, nuk u mësuam me mungesën tënde por u bëmë të fortë. Në këto tre vite padrejtësi, liria jone kishte vetem një emer: Jakup Krasniqi”, ka shkruar Gresë Krasniqi.
https://www.facebook.com/gresa.jk/posts/6860170250706713?ref=embed_post