1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vajza e Jakup Krasniqit me urim emocional për ditëlindjen e babait të saj

Vajza e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Gresa, ka uruar babain e saj në ditëlindjen e 71-të, shkruar për mungesën që ajo dhe familja e saj ndjejnë për të.

Urimi i plotë nga vajza e ish-kreut të UÇK-së:

”Babi im i dashur, dashnia ime e përjetshme

Edhe një ditëlindje larg nesh, ndoshta ti u mësove tash, më shumë ditëlindje festove larg familjes se sa pran, por ne s’po mësohemi dot.

Çdo 1 Janar festojmë vitin e ri dhe lindjen tende, lindjen e një njeriu te mrekullueshëm qe neve na dhuroj jete e Kosovës LIRI.

Ne ketë 71 vjetor te lindjes tende s’kam si te mos kujtoj çdo gjë te bukur qe ti na fale gjithë këto vite dhe te falënderoj për gjithë ato përqafime, fjale te mira e dashuri qe na dhuroje çdo dite aq butësisht siç vetëm ti dije.

Urime ditëlindjen dhe Gëzuar Vitin e Ri. Uroj te kesh shëndet dhe forcë të tejkalosh këtë te fundit padrejtësi.

Me dashuri dhe mall pa fund,

Gresa jote”, transmeton Klankosova.tv.

Krasniqi, bashkë me disa ish-krerë tjerë të UÇK-së, ndrrimin e motmoteve e kanë pritur të mbyllur në Hagë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img