Vaja e ish-sekretares amerikane të Shtetit Madeline Albright, Alice Albright, nesër do të vizitojë Kosovën.
Alice Albright do të vijë në Kosovë në cilësinë e drejtoreshës së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), ndërsa do të jetë pjesë e një varg aktivitetesh të organizuara nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës.
“Ju njoftojmë që me rastin e përmbylljes së Programit 5-vjeçar të Pragut, financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MFK) dhe implementuar nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK), drejtorja e MCC-së, znj. Alice Albright, do të vijë në Kosovë, për të qenë pjesë e një varg aktivitetesh të organizuara nga MFK-ja dhe MCC-ja, për nder të saj”, thuhet nën njoftim.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, ajo do të vizitojë tri ndërtesat e renovuara në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, ndërsa do të nderohet edhe nga kryetari i Komunës së Vitisë me “Çelësin e Qytetit”./Prishtinapress/