Site icon PrishtinaPress

Vajza e Enver Malokut reagon e para pas dëshmisë tronditëse të Shkumbin Mehmetit

Shkumbin Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, në një rrëfim ekskluziv në Klan Kosova, ka akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Pas akuzave të Mehmetit, ka reaguar Doruntinë Maloku, vajza e veprimtarit të vrarë të LDK’së, Enver Maloku.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Maloku ka dhënë interpretimin e saj të deklaratave të Mehmeti.

“-Fshehje e gjurmëve të krimeve. -Fshehje e deklaratave të dëshmitarëve. -Hetues e prokurorë frikacakë e të kapur nga politika. -Politikanë të përfshirë në vrasje të veprimtarëve politikë. … e cka jo tjetër!. Mirë se vjen Gjykatë Speciale!”, ka shkruar Maloku në rrjetin social.

Exit mobile version