15.1 C
Pristina
Friday, March 14, 2025

Buy now

spot_img

Ushtria serbe në kufi, Hovenier: S’është shenjë e mirë, por na shqetësojnë veprimet e Kosovës

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim të sotëm me gazetarë, ka dhënë detaje në lidhje me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare ndaj qeverisë së Kosovës.

Pos përjashtimit të Kosovës nga ushtrimi “Defender Europe 2023” dhe ndalimit të lobimit te shtetet mosnjohëse, ai tha se vendi i tij po mendon edhe implikime e veprime tjera.

Ndërkaq, një gazetare pjesëmarrëse në takim, e pyeti ambasadorin amerikan në lidhje me vendimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të ngritur gatishmërinë e ushtrisë në nivelin më të lartë luftarak.

Mirëpo, Hovenieri nuk deshi të thellohej në këtë pikë:

GAZETARJA: A paraqet rrezik ndaj Kosovës vendimi i Serbisë për t’i vënë trupat në kufi dhe në gatishmëri të plotë luftarake?

Hovenier: Kurrë nuk është shenjë e mirë që shtetet fqinje që kanë raporte të tensionuara mobilizojnë forcat e tyre. Por dua të them se në këtë moment, ajo për çka jemi të shqetësuar janë veprimet që i ka ndërmarr qeveria e Kosovës që kanë krijuar këtë atmosferë krize në veri dhe kjo duhet adresuar.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img