Site icon PrishtinaPress

Ushtria serbe në gjendje gatishmërie për luftë – Vuçiq e mban ende në fuqi urdhrin

Forcat e armatosura të Serbisë mbeten në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake për momentin. Kështu thuhet në deklaratën e lëshuar pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi.

Siç thuhet në këtë komunikatë, “gjatë takimit është rënë dakord për të gjitha aktivitetet e nevojshme të sigurisë me qëllim të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Serbisë”.

Ndërkaq, u akuzua KFOR-i se “nuk e ka kryer punën e tij”.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë është mbledhur sot pas zhvillimeve të djeshme në veri të Kosovës.

Presidenca e Serbisë ka publikuar pamje nga kjo mbledhje derisa ka shpërndarë edhe deklaratën e Aleksandër Vuçiqit, i cili citohet të ketë thënë se “Republika e Serbisë do të jetë e fortë dhe e palëkundur në mbrojtjen e popullit të saj”.

Exit mobile version