-2.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Ushtria serbe grumbullohet pranë kufirit, Kurti flet për besimin mbi 55% të popullit në Qeverinë e tij

Kryeministri Albin Kurti sot në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes ka folur edhe për kënaqshmërinë e qytetarëve për punën e tij si kryeministër dhe për një mandat të ri qeverisës.

Kryeministri  Kurti tha se sipas UNDP-së mbi 51 e qytetarëve janë të kënaqur me punën e tij si kryeministër.

“Matjet më të hershme të UNDP-së dhe barometrit publik të ballkanit, besimi në qeverinë është mbi 55% dhe është më i larti në Ballkan. Me këtë besim ecim përpara të gjithë, pra bashkë drejt mandatit të ri kur ti vjen koha”.

“Sot kur po flasim mbështetja popullore për qeverinë është me e madhe se ditën qe u zgjodhëm në Kuvend me 67 vota me datë 22 mars të vitit 2021”, tha Kurti.

Këto deklarata të tij vijnë në një moment kur po rrezikohet siguria e shtetit, pasi ushtria serbe është grumbulluar pranë kufirit të Kosovës.

Fakt ky që ka bërë të reagojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – duke i kërkuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq – që menjëherë forcat e tij të largohen nga kufiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img