-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ushtria izraelite pretendon se ka goditur më shumë së 15 mijë objektiva të Hamasit

Ushtria izraelite thotë se që nga fillimi i luftës, ka goditur më shumë se 15 mijë objektiva të Hamasit.

Në një postim në Telegram, ushtria deklaroi se 6000 armë, përfshirë raketa anti-tank, raketa dhe municione ishin vendosur në Rripin e Gazës, shkruan Al Jazeera.

“Në ditët e fundit, forcat e kombinuara izraelite kanë vazhduar të godasin objektiva të shumta terroriste në Rripin e Gazës, duke përfshirë qendrat e komandës operacionale, infrastrukturën e terrorit dhe raketave, depot e armëve dhe logjistikës, postet e nisjes, tunelet terroriste dhe terroristë të shumtë të Hamasit”, thuhej në njoftimin e ushtrisë.

Më herët, zyra e mediave e qeverisë së Gazës tha se rreth 29,000 ton eksploziv ishin hedhur në Gaza që nga fillimi i luftës.

Shkatërrimine e Gazës e cilësoi “të paprecedentë”, duke shtuar se më shumë se 50 për qind e banesave të Gazës ishin dëmtuar nga bombardimet./abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img