Site icon PrishtinaPress

Ushtria izraelite konfirmon sulmet në Bejrut gjatë natës

Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka “kryer një seri sulmesh në shënjestër” në zonën e kryeqytetit të Libanit Bejrut gjatë natës.

Ajo tha se kishte në shënjestër “objektet e ruajtjes së armëve” dhe pjesë të tjera të infrastrukturës së Hezbollahut.

Zëdhënësi në gjuhën arabe për Forcat e Mbrojtjes të Izraelit lëshoi ​​urdhra të reja evakuimi për disa lagje përpara atyre që ai tha se do të ishin sulme ndaj objektivave që i përkisnin grupit militant të mbështetur nga Irani.

Një korrespodente e CNN tha se sulmet e së shtunës mbrëma ishin ndër më të qëndrueshmet dhe më intensivet që ajo ka parë duke goditur periferitë jugore që nga fillimi i luftës, raporton Klan kosova.

Exit mobile version