Site icon PrishtinaPress

Ushtria izraelite: Jemi ushtria e parë në botë që kemi fituar imunitetin kolektiv

Forcat e armatosura të Izraelit (IDF) sot kanë njoftuar se fushata e vaksinimit ka rezultuar me sukses – duke iu siguruar ushtarëve imunitetin kolektiv kundër COVID-19, dhe se është ushtria e parë në botë që ka arritur këtë qëllim, raportojnë mediat izraelite.

Siç raporton Associated Press, vaksinimi kundër coronavirusit ka shëruar afro 80 për qind të ushtarëve.Pritet që ky numër të rritet në 85 për qind në ditët e ardhshme. E zyrtarët ushtarakë kanë thënë se megjithatë nuk mund të detyrojnë ushtarët tjerë të vaksinohen, transmeton Telegrafi.

Gjenerali i brigadës Alon Glazberg, oficeri që është në kryer të stafit mjekësor, ka thënë se njësitë deri në 90 për qind do të vaksinohen apo të shërohen dhe fitojnë statusin e “gjelbër” – që do të thotë se do të ketë më shumë fleksibilitet gjatë stërvitjeve, tubimeve dhe veprimeve.

“Kjo do të na mundësojë të trajnohemi dhe të veprojmë plotësisht normalisht”, ka shtuar Glazberg, duke pranuar se megjithatë ekzistojnë disa kufizime.

Deri më tani nuk dihet nëse kontaktet sociale të ushtarëve me civilë do të mund të ndikojë në imunitetin kolektiv. /Telegrafi/

Exit mobile version