11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ushtria gjermane i kundërpërgjigjet Trumpit: S’i kemi borxh NATO’s

Gjermania ka hedhur poshtë pohimet e presidentit amerikan, Donald Trump se Gjermania i ka borxh “shuma të mëdha parash” NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara.

Deklarata e ministres gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, vjen si kundërpërgjigje ndaj pretendimeve të Trumpit, i cili të shtunën shkroi në Twitter, se Gjermania duhet të paguajë borxhin për mbrojtje.

“Nuk kemi borxhe ndaj NATO-s”, ka thënë von der Leyen, duke shtuar se objektivi i aleancës për shpenzimet e mbrojtjes nga vendet anëtare nuk është i lidhur ekskuzivisht me kontributet financiare ndaj NATO-s, përcjell REL.

Më 2014, NATO është pajtuar për një plan, sipas të cilit, çdo vend anëtar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes për 2 për qind të GDP-së më 2024.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar se Berlini është i përkushtuar për këtë qëllim.

Në deklaratën e von der Leyen thuhet se rritjet e shpenzimeve të mbrojtjes së Gjermanisë nuk janë vetëm ndaj NATO-s por edhe ndaj OKB-së dhe përpjekjeve paqeruajtëse të BE-së, si dhe për luftimin e militantëve të Shtetit Islamik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img