3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ushtria e Kosovës do t’i ketë 8 000 ushtarë

Me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri do të rritet edhe numri i pjesëtarëve të kësaj force.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se ushtria e Kosovës do t’i ketë 8 000 pjesëtarë, 5 000 pjesëtarë aktivë dhe 3 000 rezervë.

“FSK-ja do të jetë forcë ushtarake shumetnike dhe e armatosur. Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i ketë 5 000 pjesëtarë aktivë dhe 3 000 rezervë. Pra, do të ketë rritje qind për qind. Rekrutimi i parë do të jetë në fillim të vitit të ardhshëm. Varësisht prej zhvillimeve do të ketë rritje të forcës”, ka thënë Rama.

Ai ka treguar se me miratimin e pakos së projektligjeve për transformimin e FSK-së, misioni i kësaj force ndryshon në mision ushtarak.

Po të hënën edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se me formimin e ushtrisë do të shtohet nevoja për rekrutimin e pjesëtarëve të ri në këtë forcë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img