Site icon PrishtinaPress

Ushtria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në “fushëbetejë” futbolli

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të zhvillojnë një ndeshje futbollistike këtë të martë.

Ndeshja do të zhvillohet në kampin nacional në Hajvali duke filluar nga ora 13:00.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderë të sakrificës dhe heroizmit të Familjes Jashari në Prekaz të Drenicës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndjekin nga afër këtë ndeshje ndërsa hyrja është falas.

“Me datën 7 Mars, ora 13:00, ju ftojmë të ndiqni ndeshjen futbollistike ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Mehaj.

Kujtojmë se FSK-ja dhe FASH-i kanë zhvilluar disa ndeshje futbollistike në kuadër të festave shtetërore teksa e fundit ishte në kuadër të agjendës shtetërore nga Qeveria e Kosovës në shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Exit mobile version