Site icon PrishtinaPress

Ushtria, brenda dy muajve

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri e Mbikëqyrje të FSK-së dje ia ka proceduar seancës plenare të Kuvendit pakon e projektligjeve që ia ndryshon mandatin ushtarak Forcës së Sigurisë së Kosovës, por pa ia ndryshuar emrin. Vlerësohet se nëse gjithçka shkon normalisht brenda dy muajve Kosova do ta ketë ushtrinë e saj

Të mërkurën (dje) Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri e Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka votuar pro tri projektligjeve, që kanë për qëllim shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, por pa ia ndërruar emrin. Përderisa pro këtyre projektligjeve janë partitë në pushtet dhe ato në opozitë, përfaqësuesi i Listës Serbe e ka kundërshtuar fuqishëm iniciativën për ndryshimin e mandatit të FSK-së.

Në anën tjetër, njohës të çështjeve politike konsiderojnë që nëse procesi rrjedh normalisht, atëherë transformimi i FSK-së në ushtri do të bëhet brenda dy muajve.

Mirëpo sipas tyre Lista Serbe mund ta zvarritë më tutje këtë proces, duke e kontestuar vendimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që janë pro transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës./Zeri.

 

Exit mobile version