6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ushtria amerikane thotë se ka vrarë një komandant të Hezbollahut në Bagdad

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) thotë në platformën X se “forcat e saj kryen një sulm në Irak … duke vrarë një komandant të Kata’ib Hezbollahut, përgjegjës për planifikimin dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në sulmet ndaj forcave amerikane në rajon”.

CENTCOM tha se ky veprim ishte në hakmarrje të drejtpërdrejtë për “sulmet ndaj anëtarëve të shërbimit amerikan” dhe se nuk ka indikacione për “dëm kolateral” ose viktima civile nga sulmi, shkruan Al Jazeera.

Në fund të janarit, një sulm në një bazë amerikane në Jordani vrau tre ushtarë amerikanë.

ShBA-ja u zotua për hakmarrje ndaj milicive “të mbështetura nga Irani” në të gjithë rajonin dhe ky sulm duket të jetë sulmi i fundit në ndjekje të këtij qëllimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img