I riu nga Qyshku i Pejës, Avullah Lushi, nga sot është pjesëtari më i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Avdullahut gjatë luftës së fundit në Kosovë i janë vrarë nëntë anëtarë të familjes: gjyshi, xhaxhallarët djemtë e xhaxhallarëve si dhe shumë bashkëfshatarë në Qyshk të Pejës.
Avdullahi është një ndër futbollistët e talentuar që i ka Kosova.
Është djali i Naim Lushit, ish-ushtar i UÇK-së, i plagosur dhe i burgosur politik.
Njoftimin për rrugëtimin e Avullahut e ka bërë Naimi në “Facebook”.
Postimi i plotë i Naim Lushit pa ndërhyrje:
Avdullah TU DHASHTË E MBARA, E NDEROFSH ATDHEUN!
Rrugën e shërbimit ndaj Atdheut, nga sot në uniformën e ushtarit të Kosovës, e nisi duke marrë bekimin e gjyshit, të axhallarëve e të bashkëfshatarëve të flijuar në altarin e lirisë. Para tyre u betua që do të shërbej ndershëm e që nuk do të lejoj që të shkelet e të humbet asnjë pikë e gjakut të derdhur për liri e shtet.
ME BESIM, NDERË E PËRKUSHTIM, NDERIME ATDHEUT!