Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, ka folur për ushqimin e FSK-së. Ai këtë e ka quajtur si fushatë, duke thënë që është fushata më e ashpër.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë problem me çështjen e ushqimit, duke thënë se servohen tre vakte në ditë, madje shton se ushqimi është cilësor.
“Gjendemi në një kohë fushate, dhe kjo mund të jetë një nga fushatat më agresive që ka qenë në Kosovë edhe për fakti se po krijon një precedent jo të mirë, atë të marrjes me sigurinë, përkatësisht me ushtrinë. Unë e kuptoj që transparenca është një prej elementeve kyq që duhet ta ketë edhe Ministria e Mbrojtjes e FKS-ja, por kjo transparencë është keqpërdorur nga mediat, edhe nga akterë të ndryshëm brenda e jashtë vendit, për të sulmuar e etiketuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në”, tha ai në T7.
“Gjendja në FSK sa i përket ushqimit është normale, servohen 3 shujta në ditë ashtu siç është e planifikuar. Normal mund të ketë, mungesa të disa artikujve të fushës së perimeve, mirëpo janë të gjitha llojet të tjera që janë servuar edhe më herët. Ushtarët janë duke u shërbyer me ushqim më cilësor sepse është duke u përgatitur nga stafi brenda”, ka thënë ai.