Site icon PrishtinaPress

Ushtarët e KFOR-it kryejnë ushtrime për gjuajtje me armë

Ushtarët italianë të KFOR-it nga Komanda Rajonale Perëndimore e kanë zhvilluar sot një ushtrim.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se ushtarët kryen ushtrime të gjuajtjes së drejtpërdrejtë në poligonin e qitjes “Voloire” pranë Kampit Villaggio Italia.

“Stërvitja synon të ruajë dhe përmirësojë aftësitë e të shtënave të ushtarëve me procedura individuale të testimit të armëve dhe mbajtjen e nivelit të lartë të gatishmërisë dhe sigurisë”, shkruan KFOR.

Exit mobile version